Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se prioritet kryesor gjatë mandatit qeverisës do ta ketë fuqizimin e rendit dhe ligjit. Ai ka premtuar luftë të fuqishme ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka thënë se ndër hapat e parë që do t’i ndërmarrë si ministër do të jetë procedimi i Projektligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, plotësim-ndryshimi në Kodin Penal, si dhe plotësim-ndryshimi në Kodin e Procedurës Penale, të cilat, sipas tij, ndihmojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ministri Tahiri është zotuar se gjatë mandatit të tij nuk do të ketë drejtësi selektive dhe se, sipas tij, çdo qytetar i Kosovës do t’i gëzojë të drejtat që i garantohen me Kushtetutë.
“Ndër hapat e parë që do t’i ndërmarrë si ministër i Drejtësisë do të jetë procedimi i tri projektligjeve të rëndësishme të cilat ndihmojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Projektligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, plotësim-ndryshimi në Kodin Penal, si dhe plotësim-ndryshimi në Kodin e Procedurës Penale, pra janë tri ligjet që ndihmojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, është shprehur ministri Tahiri.
Ai ka thënë se qëllimi dhe vizioni i kësaj qeverie është sundimi i rendit dhe ligjit.
“Jam shumë i bindur që do ta kem mbështetjen edhe të partisë time, por edhe të partnerëve të tjerë të koalicionit. Nuk do të ndalemi së luftuari çdo dukuri negative, përfshirë këtu edhe krimin dhe korrupsionin”, ka theksuar Tahiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit