Abdixhiku: Këtë javë vendosim për koalicionet (Video)

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë faktorë që kane ndikuar në fitoren e LDK-së në zgjedhjet lokale në Kosovë.
“Jemi marrë me veten dhe jo me tjerët. Kemi pasë fushate për model; kemi ba takime e nuk kemi ‘hanger qebapa'”, ka thënë ai në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.
Sa i përket koalicioneve të mundshme për balotazhin e Prishtinës, Abdixhiku thotë se i vetmi koalicion ka me qenë me qytetarin.
“Me PDK-në nuk bëjmë koalicion në Prishtinë”, thotë ai, duke shtuar se këtë javë do të vendosin për koalicionet e mundshme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/10/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































