LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku inspekton punimet te rrethrrotullimi në Veternik: Në muajin mars hapet për qarkullim

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot punimet në rrethrrotullimin në Veternik të Prishtinës, ku tha se do të përshpejtojnë punimet dhe në fillim të muajit mars të lëshohet rruga për qarkullim.

Po ashtu, Zijadin Mehmeti, menaxher i projektit tha se planifikojnë që në këtë kohë të aktivizojnë aksin kryesor.


“Unë këtu së bashku më zyrtarët e ministrisë, kontraktonin dhe inxhinierët përgjegjës të vend punimit kam dalë për të inspektuar punët dhe për të parë dinamikën e re që duhet krijuar me qëllim të përfundimit të asaj që ne i themi rreth rrotullim, por që në fakt është kyçje e disa rrugëve qenësore. Siç e kemi deklaruar më parë, dinamika varet nga kushtet atmosferike dhe sipas planit të punës, planifikohej që kjo punishte të marrë fund rreth majit. Mirëpo, ne kemi pas një takim për të përshpejtuar këtë dinamikë, mua sot më njoftuan që në fillim të marsit do të bëhet hapja e kësaj kyçje nën kushtet e mira atmosferike nëse bora nuk na vonon, një shtresë përfundimtare do të shtrohet në maj, mirëpo do të lëshohet për qarkullim në mars”, tha Abdixhiku.

Mehmeti shtoi se edhe aksi kryesor Prishtinë-Ferizaj edhe autostrada do të lirohen për qarkullim në fillim të marsit.

Fillojnë punimet për zgjerimin e hyrjes së Veternikut
Lexo po ashtu Fillojnë punimet për zgjerimin e hyrjes së Veternikut

“Planifikojmë që në fillim të marsit të aktivizojmë aksin kryesor për qarkullim varësisht prej kushteve klimatike. Aksi kryesor Prishtinë-Ferizaj edhe autostrada do të lirohen”, tha ai.

Kujtojmë se ish-ministri Pal Lekaj kishte deklaruar se projekti do të përfundon për 155 ditë pune dhe kostoja e përgjithshme e kësaj kontrate është 2,504,150.82 euro. /Telegrafi/