Reperi i ri Abbi dhe këngëtarja Ardiana Mehmeti kanë publikuar këngën e re me titull “Mos u dorëzo”, të cilën e kanë kompletuar me videoklip.

Videoja e realizuar nga Krenar Mehmeti ka një tematikë sociale duke prekur vetëdijen e secilit rreth padrejtësive të shumta që bëhen.


Tema e klipit ka të bëjë me vështirësitë e jetës, porse njerëzit vazhdojnë të mos dorëzohen.

Tekstin e ka shkruar vet reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Mehmeti, ndërsa incizimi dhe miksimi është bërë në InterplayStudio (Gjejti).

Kënga është pjesë e ‘mixtape’ me titull “Si jeta pa jetën”. /Telegrafi/