LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq mori pjesë në hapjen e fabrikës së vodkës ruse në Nikshiq, reagon Musliu: Nuk e meriton identitetin shqiptar, ndryshoje emrin

Abazoviq mori pjesë në hapjen e fabrikës së vodkës ruse në Nikshiq, reagon Musliu: Nuk e meriton identitetin shqiptar, ndryshoje emrin

Përkundër sanksioneve ekonomike ndaj bizneseve nga Rusia, kryeministri malazez me mandat teknik, Dritan Abazoviq ka marr pjesë në hapjen e fabrikës ruse për prodhimin e vodkës në Nikshiq.

Lidhur me këtë veprim të Abazoviqit ka reaguar eksperti i sigurisë Agim Musliu, duke thënë se ai nuk e meriton identitetin shqiptar.


Musliu, nëpërmjet një shkrimi në Twitter, i ka kërkuar kryeministrit malazez që së paku ta ndryshojë emrin e tij, e ta merr një serb apo rus.

“Dritan Abazoviq ju lutem të paktën ta ndryshoni emrin tuaj! Ka shumë emra rus apo serb. Ju nuk e meritoni identitetin shqiptar. Pas këtij veprimi, ju mund të vazhdoni me misionin rus!”, thuhet në reagimin e Musliut.

Hapja e fabrikës ruse në Mal të Zi, në kohën kur Rusia është nën sanksione për shkak të agresionit kundër Ukrainës, nuk është e kontestueshme për Abazoviqin.

Abazoviq merr pjesë në hapjen e fabrikës ruse në Nikshiq
Lexo po ashtu Abazoviq merr pjesë në hapjen e fabrikës ruse në Nikshiq

Prodhuesi rus i alkoolit “Beluga Group” bleu një pjesë të kompanisë “Neksan” në Nikshiq, të biznesmenit kontrovers Miodrag “Daka” Davidoviq, në gusht të vitit të kaluar, kur ishte paralajmëruar një investim prej 50 milionë eurosh.

Davidoviq është një nga donatorët më të mëdhenj të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Ai është ish-shef i policisë së Nikshiqit dhe bashkëpunëtor i të burgosurit të Hagës, Radovan Karaxhiq gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

Në hapjen e fabrikës mori pjesë edhe zëvendëskryeministri Vlladimir Jokoviq e zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe lokalë nga Nikshiqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori