LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq: I erdhi fundi kontrabandimit të duhanit në Mal të Zi

Abazoviq: I erdhi fundi kontrabandimit të duhanit në Mal të Zi

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar vendimin për ndalimin e magazinimit të produkteve të duhanit brenda Zonës së Lirë “Luka Bar”, njoftoi zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq.

Ai tha se në atë mënyrë, më në fund iu dha një goditje e fortë grupeve të organizuara kriminale që merreshin me kontrabandë me dekada përmes Portit të Tivarit.


“Pas 30 vjetësh, kontrabanda e cigareve ka marrë fund!”, shprehet Abazoviq në Twitter.

Ai shtoi se është urdhëruar nbjë mbikëqyrje e shtuar doganore në Zonën e Lirë, “Fabrika e Re e Duhanit”.

“Me këto veprime vendimtare, ne po rikthejmë imazhin e Malit të Zi dhe po mbrojmë interesat e shtetit! Mali i Zi ynë nuk do të njihet më nga kontrabanda e cigareve dhe krimi i organizuar, por nga paqja dhe zhvillimi!”, tha Abazoviq. /Telegrafi/