LAJMI I FUNDIT:

Aaron Carter planifikoi ta shiste shtëpinë ku vdiq në Lancaster

Aaron Carter planifikoi ta shiste shtëpinë ku vdiq në Lancaster

Aaron Carter, këngëtari që u gjet i vdekur në vaskën e shtëpisë së tij në Lancaster, Kaliforni, e kishte nxjerrë atë shtëpi në shitje vetëm një muaj para vdekjes së tij.

Policia mbërriti në pronë pas një telefonate 911 që sugjeronte se një mashkull ishte mbytur në një banjë dhe zëdhënësi i Departamentit të Sherifit të Los Angeles konfirmoi për Reuters se kishin gjetur një person të vdekur dhe dërguan detektivë në vendngjarje.


Një muaj më parë, Carter kishte njoftuar se po shiste pronën dhe po kërkonte të fillonte një ‘kapitull të ri’ diku tjetër.

Aaron Carter (Foto: Getty Images)

“Shitet shtëpia ime e dytë”, shkroi Carter në Twitter.

“Pronat e paluajtshme kanë qenë shumë të mira për mua. Gati për një kapitull të ri në shtëpinë time të tretë, ku kam në plan të qëndroj për të bërë një jetë të bukur për familjen time. Ky vit ka qenë super i vështirë, por kam mësuar shumë. Faleminderit për mbështetjen të gjithëve”.

Vdes në moshën 34-vjeçare reperi dhe aktori i njohur amerikan, Aaron Carter
Lexo po ashtu Vdes në moshën 34-vjeçare reperi dhe aktori i njohur amerikan, Aaron Carter

Vëllai i “Backstreet Boys”, Nick Carter, Aaron ishte një yll pop më vete dhe lëshoi pesë albume, më të suksesshmit prej të cilëve ishin ‘Aaron Carter’ dhe ‘Aaron’s Party (Come Get It)’.
I njëjti kishte publikuar tre këngë në vitin 2022.

Shtëpia ku vdiq Aaron Carter

Carter ishte fejuar me modelen Melanie Martin në kohën e vdekjes së tij.

Çifti kishte një lidhje të vazhdueshme, por kishin mirëpritur fëmijën e tyre të parë Prince nëntorin e kaluar.

Shtëpia ku vdiq Aaron Carter

Nick Carter ende nuk ka komentuar mbi lajmin, por një zëdhënës tha se një deklaratë do të vinte, pasi ai aktualisht është në turne. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori