LAJMI I FUNDIT:

“AAK-së i bashkohen aktivistë të nderuar të LDK-së”

“AAK-së i bashkohen aktivistë të nderuar të LDK-së”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj në Facebook ka njoftuar se partisë së tij i janë bashkuar aktivistë të LDK-së nga Lugu i Baranit.

“Sot, AAK-së ju bashkuan aktivistë të nderuar të LDK-së nga Lugu i Baranit, Bekim Krasniqi me kolegë!”, ka shkruar deputeti.


Haradinaj po ashtu ka njoftuar edhe për mobilizimin e veteranëve të UÇK-së për protestuar më 14 maj kundër dy marrëveshjeve me Serbinë e Malin e Zi.

“Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Pejë, të mobilizuar si asnjëherë më parë për protestën e 14 Majit për t’i kundërshtuar dy marrëveshjet e dëmshme të cilat i solli Qeveria e Kosovës. Protesto edhe ti”, ka shkruar Haradinaj.