A janë ribashkuar Lela dhe Leo? Këto detaje ngjallin dyshime

Dyshimet për një afrim të mundshëm mes Lelës dhe Leos janë rikthyer sërish në vëmendjen e publikut, pas disa detajeve të fundit që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, të cilët u ndanë vitin e kaluar, kanë qenë shpesh në qendër të spekulimeve për raportin e tyre edhe pas ndarjes.
Këtë herë, vëmendja është përqendruar te disa postime të tyre të fundit nga i njëjti qytet – Venecia.

Fotot e publikuara pothuajse në të njëjtën kohë kanë bërë që ndjekësit të mendojnë se mund të bëhet fjalë për një udhëtim të përbashkët ose një takim mes tyre, ndonëse asgjë nuk është konfirmuar.
Pavarësisht këtyre aludimeve, një detaj vazhdon të mbetet i pandryshuar dhe ushqen më shumë paqartësi: ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
Deri tani, as Lela dhe as Leo nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për situatën, duke lënë gjithçka vetëm në nivel thashethemesh dhe interpretimesh nga fansat.
Por edhe kjo gjë nuk mund të ishte rastësi, në të njëjtën kohë e vende po ashtu të njëjta. /Telegrafi/



























































