LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq për sanksionet amerikane ndaj Vulinit: Një problem serioz dhe kjo nuk përfundon brenda natës

Vuçiq për sanksionet amerikane ndaj Vulinit: Një problem serioz dhe kjo nuk përfundon brenda natës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se sanksionet amerikane ndaj kreut të Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin dhe zyrtarëve të Republika Srpska janë problem shumë serioz dhe paraqesin presione të mëdha financiare dhe ekonomike.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës, Vuçiq tha se problem serioz janë sanksionet e SHBA-së ndaj kreut të BIA-s.


Vuçiq: Nëse do ta kisha sanksionuar Rusinë, SHBA-ja nuk do ta sanksiononte Vulinin - nuk do ta shkarkoj kreun e BIA-s
Lexo po ashtu Vuçiq: Nëse do ta kisha sanksionuar Rusinë, SHBA-ja nuk do ta sanksiononte Vulinin - nuk do ta shkarkoj kreun e BIA-s

“Ju kujtoj se para kësaj, sanksione kishte edhe ndaj liderëve të serbëve nga veriu i Kosovës pasi është duhur ata të kriminalizohen për t’i hapur rrugë Kurtit për të gjitha veprimet antiserbe në veri të Kosovës. Pastaj kjo u bë me presidentin e RS, Dodikun dhe më pas me Vulinin”, tha i pari i shtetit serb.

Siç theksoi ai, ato nuk ndalet brenda natës, raporton N1.

“Ka edhe presione të mëdha financiare, ekonomike ndërsa njerëzit presin të marrin gjithçka që u takon dhe nuk iu intereson shumë se çfarë dhe sa presion ka. A është e lehtë, sigurisht jo. Dhe a kemi gjë tjetër, të heqim dorë nga Serbia, të heqim dorë nga Srpska?”, tha Vuçiq.

Vulin, Radoiçiq, Veselinoviq,...: Mediat serbe publikojnë emrat e 14 zyrtarëve e biznesmenëve të vendosur në listën e zezë të SHBA-së
Lexo po ashtu Vulin, Radoiçiq, Veselinoviq,...: Mediat serbe publikojnë emrat e 14 zyrtarëve e biznesmenëve të vendosur në listën e zezë të SHBA-së

Kujtojmë se Vulini gjendet në listën amerikane të njerëzve të sanksionuar ndërsa SHBA-të po e akuzon për përfshirje në “krimin e organizuar, tregtinë e narkotikëve” dhe Rusisë i ofroi “një platformë për ndikim të mëtejshëm malinj në rajon”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Disa vende të NATO-s

Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë
Kalo në kategori