Tri simptomat paralajmëruese të leukemisë që nuk duhet t’i injoroni kurrë
Të gjithë ekspertët e shëndetit bien dakord në një pikë: Nuk ka ndonjë shenjë apo simptomë specifike
Besojeni ose jo, shumica e qelizave të kuqe që trupi prodhon vijnë nga palca e kockave – një substancë dhjamore që gjendet në sasi të lartë tek fundet e kockave.
Te personat që vuajnë nga leukemia, një nga këto qeliza të reja të gjakut pëson “transformim” malinj si pasojë e mutacioneve gjenetike të ndryshme që ndodhin në ADN-në e saj. Më pas ajo fillon të shumëfishohet dhe këtu fillon të zhvillohet dhe sëmundja.
Ka disa nënlloje të leukemisë, që janë të përcaktuara nga lloji i qelizave të gjakut që janë kthyer në kancerogjene si pasojë e mutacionit gjenetik.
Simptomat e para me të cilat shfaqet sëmundja përkojnë edhe me shumë gjendje të tjera shëndetësore, prandaj nuk mund të thuhet me bindje të plotë që kjo simptomë i përket sëmundjes së leukemisë.
Megjithatë, ka disa simptoma që fillojnë të shfaqen tek personat që vuajnë nga llojet më të zakonshme të leukemisë.
1. Lëkurë e zbehtë
Me zhvillimin e leukemisë qelizat e gjakut të dëmtuara nga kanceri fillojnë të pushtojnë palcën e kockave, prandaj bëhet më e vështirë zhvillimi i qelizave të shëndetshme.
Duke qenë se janë më pak qeliza të shëndetshme, personi fillon të zhvillojë anemi, që çon në zbehje të lëkurës. Anemia mund të shkaktojë gjithashtu ndjesinë e të ftohtit në duar dhe këmbë gjatë gjithë kohës.
2. Infeksione ose temperatura e lartë
Qelizat e gjakut janë një komponent shumë i rëndësishëm i sistemit imunitar. Nëse nuk jeni në gjendje të mirë shëndetësore, si në rastin e personave me leukemi, jeni të predispozuar të sëmureni më shpesh.
Infeksionet dhe temperatura e lartë janë ndër simptomat më të zakonshme që hasen tek personat që vuajnë nga leukemia.
3. Vështirësi në shërimin e plagëve
Nëse një prerje ose gërvishtje e lehtë merr shumë kohë për t’u shëruar, ose ju mavijoset shpejt lëkura, këto simptoma mund të paralajmërojnë për një “transformim” të qelizave të gjakut të lidhur me leukeminë.
Njollat e kuqe të vogla në lëkurë – një gjendje e njohur si petechiae – mund të shkaktohen gjithashtu edhe nga leukemia.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi