LAJMI I FUNDIT:

92 për qind e iPhone të prezantuar në katër vitet e fundit tani përdorin iOS 13

92 për qind e iPhone të prezantuar në katër vitet e fundit tani përdorin iOS 13

Apple ka lëshuar statistika të reja për shkallën e adoptimit të iOS të cilat tregojnë se iOS 13, përditësimi aktual, tani është instaluar në 92 përqind të të gjithë iPhone-ve të prezantuar në katër vitet e fundit.

Shtatë përqind e iPhone-ve të lëshuar në katër vitet e fundit kanë iOS 12 dhe 2 përqind bazohen në një version më të hershëm të iOS


Në mesin e të gjithë iPhone-ve, përfshirë edhe modelet që janë lëshuar më shumë se katër vjet më parë, 81 përqind e pajisjeve kanë të instaluar iOS 13. 13 përqind janë duke operatuar në iOS 12 dhe 6 përqind bazohen në një version më të hershëm të iOS.

Gati 93 përqind e të gjithë iPad-ve të prezantuar në 4 vitet e fundit mbështeten në iPadOS, ndërsa 5 përqind operojnë me iOS 12 dhe 1 përqind mbështeten në një version të hershëm të iOS.

Deri në tetor 2019, iOS 13 po funksiononte në 50 përqind të të gjitha pajisjeve dhe 55 përqind të pajisjeve të lëshuara në katër vitet e mëparshme.

Përditësimi iOS 13 i Apple u lëshua së bashku me përditësimet e iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro në shtator të 2019.

Apple, si prodhuesi i iPhone pritet të debutojë me përditësimin e sistemit të saj operativ iOS 14 të hënën gjatë ngjarjes WWDC 2020.