LAJMI I FUNDIT:

58% e kanadezëve kanë investuar në Bitcoin

58% e kanadezëve kanë investuar në Bitcoin

Sipas një studimi të Bankës Qendrore Kanadeze qytetarët kanë investuar në Bitcoin kryesisht për qëllime investimi dhe jo për transaksione.

58 për qind e të anketuarve pohuan se motivi ishte që të investonin, 12 për qind e kanë bërë përmes këshillimit të miqve, 7 për qind për shkak të interesit për teknologjitë e reja dhe 6 për qind për blerjen e mallrave dhe shërbimet në internet, përcjell Telegrafi.


Rregullatori financiar i Letrave me Vlerë në Ontario, kishte publikuar një raport në fund të qershorit duke gjetur se vetëm tre për qind e banorëve kanë realizuar me sukses një transkasion në Bitcoin, ndërsa 34 përqind kanë treguar njohuri mesatare.

Më parë në qershor, ekzekutivi i Bankës së Kanadasë, James Chapman, pretendoi se kriptotransaksionet nuk paraqesin rrezik për sistemin financiar, duke deklaruar se i vetmi mund të jetë një kërcënim në një rast të “hiperinflacionit”. /Telegrafi/