LAJMI I FUNDIT:

50 Cent pranon fanellë nga princi i Monakos (Foto)

50 Cent pranon fanellë nga princi i Monakos (Foto)

Reperi me famë botërore, 50 Cent është një adhurues i madh i principatës së Monakos.

Jo vetëm të principatës, por edhe të klubit të futbollit të Monacos, që ka arritur suksese të mëdha këtë sezon.


Princi Albert i Monacos me 50 Centin

Reperi u prit nga princi Albert i Monacos prej të cilit edhe pranoi fanellën me emër të tij “Curtis Jackson” me numër 50.

Krejt kjo ndodhi pas një performance të tij në stadiumin e Monacos të dielën.

50 Cent është rikthyer në turne pas një kohe të gjatë pasi që ka pasur rënie në skenën e hip hopit. /Telegrafi/