Ka gjithsej 733 lojtarë që kanë kompletuar mbi 100 pasime deri më tani, por janë vetëm pesë që kanë një mesatare më të madhe se minutat që kanë luajtur, transmeton Telegrafi.

Marco Veratti
Italiani i ri ka qenë truri i PSG-së këtë sezon, duke përfunduar 530 pasime deri më tani. Ai ka luajtur vetëm 438 minuta për kampionët francez. Verratti ka kompletuar gjithsej 92 % të pasimeve.


Rafinha
Mbrojtësi i Bayern Munich ka kompletuar 281 pasime në 270 minuta lojë. Një lojtar që i përshtatet filozofisë së trajnerit Pep Guardiola.

Granit Xhaka
Mesfushori shqiptar i Borussia Monchengladbach, ka qenë e vetmja pikë e ndritur e skuadrës së tij. Ai ka 424 pasime në 420 minuta lojë këtë sezon.

Thiago Motta
Mesfushori i PSG, Motta ka kompletuar 562 pasime në 480 minuta lojë. Ai ka kompletuar 562 që është dhe numri më i madh i pasimeve për një lojtar në pesë ligat më të forta në Evropë.

Jorginho
Mesfushori 23-vjeçar ka luajtur shumë pak te Napoli, këtë sezon, por në ata minuta ai ka shkëlqyer. Ai ka luajtur 175 minuta dhe ka kompletuar gjithsej 214 pasime në Serie A. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app