LAJMI I FUNDIT:

435 kompani në Maqedoni mbushin thuasje gjysmën e buxhetit të vendit

435 kompani në Maqedoni mbushin thuasje gjysmën e buxhetit të vendit

170 kompani të reja janë përfshirë në Drejtorinë e tatimpaguesve të mëdhenj të Drejtorisë së të hyrave publike, me çka numri është rritur në 435 kompani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjithë këto kompani japin 44.42% të të hyrave në buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Këtu bëjnë pjesë kmpani të industrisë së naftës, sektorit energjetik, metalurgjisë, bankave, kompanitë e sigurimeve dhe të lizingut, ndërmarrje publike, si edhe kompani që kryejnë veprimtari me rëndësi shoqërore dhe investues të huaj që punojnë në zonat tregtare industriale të lira.


Përndryshe, Drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj punon që nga viti 2006, ndërkaq pjesa më e madhe e pagimit të tatimeve bëhet në bazë vullnetare./Telegrafi/