LAJMI I FUNDIT:

4 korriku shënohet me shumë aktivitete në GALERIA Shopping Mall në Prizren

4 korriku shënohet me shumë aktivitete në GALERIA Shopping Mall në Prizren

GALERIA Shopping Mall në bashkëpunim me American Corner – Prizren dhe Bibloteka Komunale e Prizrenit po shënojnë Ditën e Pavarsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një program special. Andaj për nderë të kësaj feste, nuk mungon edhe atmosfera dhe dekoret festive në ambientin e qendrës tregtare GALERIA që është veshur me flamuj, ngjyra e simbole të SHBA-ve.

Të hënën, më 4 Korrik duke filluar nga ora 13:00GALERIA Shopping Mall, nxënësit e American Corner do të punojnë ekspozitë, përmes së cilës kanë për qëllim të prezantojnë kulturën dhe historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë ditës për të gjithë vizitorët e qendrës GALERIA.

Pa dyshim nuk do të mungojë edhe argëtimi me muzikë e vallëzim nga ora 14:30, ku do të performojnë me shfaqje profesionale balerinët e vegjël nga Lulu’s Dance Academy. Si dhe për argëtimin e vizitorëve tanë më të dashur nuk do të mungojë as shfaqja e karaktereve të tyre të preferuara të maskotave; Minions, Mickey Mouse, Minnie Mouse dhe kloun.

Mos harroni se të hënën, me 4 KorrikGALERIA Shopping MallPrizren do të festojmë ditëlindjen e miqve tanë SHBA-ve me shumë aktivitete speciale dhe befasi nga më të ndryshmet.

Ju mirëpresim!

Artikull i sponzorizuar