LAJMI I FUNDIT:

Më 30 gusht organizohet marsh për të pagjeturit

Më 30 gusht organizohet marsh për të pagjeturit

Nisma e të rinjve për të drejtat e qytetarëve në Kosovë (YIHR) ka bërë të ditur se më 30 gusht 2018  nga ora 12:00 -13:00 do të organizojnë marshin me moton “Marsh për ata/o që ende mungojnë! Marsh për të vërtetën! Marsh për Drejtësi!

Marshi do të mbahet nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Ndërtesës së Qeverisë dhe  ka për qëllim që të ngrisë vetëdijen dhe në të njejtën kohë përgjegjësinë shoqërore për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë për më shumë se 1,600 persona ende të pagjetur në Kosovë, nga të gjitha grupet etnike.


“Çështja e të pagjeturve padyshim se më së shumti i prekë vetë familjarët, por ne insistojmë që kjo çështje të kalojë rrethin e familjes, duke besuar që ky problem është i gjithë shoqërisë sonë. Kështu, ne njoftojmë publikun se, marshi i parë në Kosovë për personat e pagjetur mbahet më 30 gusht 2018 nga ora 12:00 -13:00, nga Sheshi Zahir Pajaziti në drejtim të Ndërtesës së Qeverisë”, bëhet e ditur në njoftim.

Marshi është aktivitet i cili synon të përfshijë shoqërinë kosovare për të kërkuar angazhim intensiv nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera publike, sidomos në këtë periudhë kur dialogu me Serbinë ka hyrë në fazën finale.

“Dëshirojmë të sqarojmë se, YIHR KS është ftuar nga Këshilli Organizativ për të bashkë-organizuar marshin, ose ecjen e liderëve dhe familjarëve të të pagjeturve, por vetëm pasi që thirrja jonë për marsh ishte bërë publike. Megjithatë, ne në asnjë mënyrë nuk kemi pranuar të organizojmë një marsh të tillë nën patronatin e Kryeministrit, kur një marsh i tillë është thirrje për Kryeministrin për të intensifikuar angazhimin e tij për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur”, thuhet në njoftim.

“Ky nuk është një favor të cilin po e kërkojmë nga Qeveria! Është obligim ligjor i Qeverisë për të punuar në këtë drejtim dhe për këtë ne kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë llogaridhënie. Ne si organizatë, në pavarësi të plotë në ushtrimin e veprimtarisë tonë, jemi duke ushtruar të drejtën kushtetuese për të organizuar marshe paqësore për kauza të cilat i konsiderojmë jetike për shoqërinë kosovare”, thuhet më tej.

“Kështu, do të marshojmë me 30 gusht 2018 nga ora 12:00 -13:00, nga Sheshi Zahir Pajaziti në drejtim të Ndërtesës së Qeverisë. Secili/a pjesëmarrës/e i/e marshit do të mbajë një pankartë me emrin e një personi të pagjetur. Pankartat do të ofrohen nga aktivistët e YIHR KS në Sheshin Zahir Pajaziti. Si përfundim, ky marsh assesi nuk ka synim të bëjë garë me asnjë aktivitet tjetër. Qëllimi ynë kryesor është që të kontribuojmë në kthimin e dinjitetit, zbardhjen e së vërtetës dhe përfundimisht vendosjen e drejtësisë për të gjithë personat e pagjetur në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori