LAJMI I FUNDIT:

30 ditë paraburgim për personin që i vodhi çantën një femre në Gjilan

30 ditë paraburgim për personin që i vodhi çantën një femre në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit H. A.

“Ekziston dyshimi i bazuar se 23.10.2018 në ora 23:45 minuta, në Gjilan i pandehuri H. A. në bashkëpunim me të miturit A. K. dhe F. B., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në mënyrë të vrazhdë kanë marrë çantën të dëmtuarës Sh. S., në të cilën kishte disa të holla dhe një telefon mobil.


Me këto veprime të pandehurit, kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H. A., pasi që po të caktohej ndonjë masë më e butë, i pandehuri mund të ndikonte tek e dëmtuara dhe tek të miturit e lartcekur.

Ndërkohë, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur ka caktuar masën lajmërim në Stacionin Policor në Gjilan për të miturit A. K. dhe F. B..

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori