LAJMI I FUNDIT:

25-vjeçari në Lezhë tentoi ta vriste ish-kunatin duke i goditur motorin, shkak divorci me të motrën

25-vjeçari në Lezhë tentoi ta vriste ish-kunatin duke i goditur motorin, shkak divorci me të motrën

Lezha dje u cilësua si kryeqyteti i aksidenteve, megjithatë duket se jo të gjitha përplasjet ishin ngjarje aksidentale. 

Aksidenti i ndodhur në hyrje të Shëngjinit rezultoi se ishte i mirëmenduar, pasi sipas policisë, drejtuesi i automjetit në fakt ka tentuar të vrasë ish-bashkëshortin e motrës së tij. Arsyeja kanë qenë konfliktet pas divorcit me të motrën. 25-vjeçari A.U e ka goditur disa herë me automjetin e tij ish-kunatin M.P, i cili po udhëtonte me motor.


Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës”, ku shoferi i automjetit sipas njoftimit paraprak të policisë kishte përplasur motorin.

Drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i aksidentit para se policia të mbërrinte në vendngjarje.

Nga hetimet u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A.U, 25 vjeç, banues në Lezhë, pasi rezultoi se ai e ka përplasur qëllimisht me automjet, motorin që drejtohej nga ish-bashkëshorti i motrës së tij, shtetasi M.P, 32 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe motori që u përfshinë në këtë rast.

Vijon puna intensive për kapjen e 25-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë./TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori