LAJMI I FUNDIT:

20 të vdekur nga përmbytjet në Virginia

20 të vdekur nga përmbytjet në Virginia

Të paktën 20 persona, kanë mbetur të vdekur, ndër ta një fëmijë në përmbytjet në perëndim të Virginia, shkruan BBC.

Stuhi të rënda dhe përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha nëpër këtë shtet, transmeton Klan Kosova.


Në 44 rajonet e shtetit, nga 55 gjithsej, është deklaruar gjendje emergjente

Ndër të tjera janë shkatërruar më shumë se 100 shtëpi dhe energjia elektrike është ndalur pas reshjeve të mëdha të shiut që shkaktuan këto përmbytje.