LAJMI I FUNDIT:

20 fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve dhe formacionet që përdorën ata në finale

20 fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve dhe formacionet që përdorën ata në finale

Kemi parë disa formacione mjaft unike në futboll në vite, por ne dëshirojmë t’ua sjellim formacionet e 20 skuadrave që kanë fituar Ligën e Kampionëve gjatë këtyre viteve.

Një menaxher i cili është i njohur për eksperimente është Pep Guardiola i Manchester Cityt, i cili te Barcelona dhe Bayern Munich dukej se do të vendosë një formacion të ri çdo javë.


Formacioni i tij i favorizuar në Camp Nou ishte 4-3-3, por kundër ekipeve që mbroheshin për të ndaluar Barcelonën të shënojë, ai praktikonte rreshtimin 4-2-4.

Lionel Messi do të luante përkrah Thierry Henryt, ndërsa Andres Iniesta dhe Pedro Rodriguez do të luanin në krahë si anësor të sulmit.

Jupp Heynckes, i cili menaxhoi Bayernin midis viteve 2011-2013, është gjithashtu i njohur për një formacion revolucionar 4-2-3-1 që pa portierin Manuel Neuer të luante pothuajse si një qendërmbrojtës.

Neuer ishte aq i mirë me këmbët e tij, saqë kur Bayern ishte në zotërim të topit, gjermani do luante menjëherë pas dy qendërmbrojtësve për të ndihmuar në ruajtjen e topit.

Kjo taktikë ishte më e përhapur gjatë sezonit 2012/13 dhe ajo iu shpagua pasi Bayern fitoi Ligën e Kampionëve. Neuer madje u zgjodh lojtari i ndeshjes në finale.

Çdo menaxher i madh evropian ka një formacion të favorizuar, por shpesh është rasti që ata bëjnë përshtatje të vogla për t’iu përshtatur skuadrës.

Një grafik është shfaqur për 20 fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve dhe formacionet që ata përdorën në finale, duke filluar nga Vicente del Bosque te Real Madridi në vitin 2000.

Dhe duket se 4-3-3 është formacioni më i njohur, me nëntë nga 20 fituesit e fundit që vendosin atë në një mënyrë ose një tjetër.

Në vitin 2010, për shembull, Interi i Jose Mourinhos mundi Bayern Munich në finale duke përdorur 4-3-3 me dy mesfushorë mbrojtës.

Por, në finalen e 2015, Barcelona e Jose Enriques përdori 4-3-3 me vetëm një mesfushor mbrojtës për të mposhtur Juventusin.

Ajo që është interesante është që Zinedine Zidane fitoi Ligën e Kampionëve 2016 me Real Madrid duke përdorur formacionin 4-3-3, por më pas kaloi në 4-3-1-2.

Ajo funksionoi për francezin, pasi Real fitoi Ligën e Kampionëve edhe më 2017 dhe 2018, duke i bërë ata fitues të trefishtë radhazi.

Do të jetë intriguese për të parë se cili formacion do të përdoret nga fituesit e vitit 2020, pasi më 2019, Jurgen Klopp përdori 4-3-3 me Liverpoolin. /Telegrafi/

Formacionet e 20 fituesve të fundit të Ligës së Kampionëve

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori