LAJMI I FUNDIT:

19-vjeçari Hoppe shënoi het-trik në fitoren e Schalkes ndaj Hoffenheimit dhe shkroi histori në Bundesliga

19-vjeçari Hoppe shënoi het-trik në fitoren e Schalkes ndaj Hoffenheimit dhe shkroi histori në Bundesliga

Matthew Hoppe shkroi emrin e tij në librat e historisë duke u bërë amerikani i parë që shënon një het-trik në Bundesliga, pasi shënoi tri herë për Schalken kundër Hoffenheim.

19-vjeçari nga Kalifornia gjeti shënjestrën në minutat 42’, 57’ dhe 63’ në fitoren 4-0 të Schalkes ndaj Hoffenheim sot (e shtunë), e cila erdhi pas plot 30 ndeshjeve.


Të tre përpjekjet e tij u ndihmuan nga Amine Harit, e cili kapi një shfaqje të shkëlqyeshme personale me golin e katërt të Schalke në minutën e 80-të.

Schalke ‘thyen mallkimin’, fiton pas 30 ndeshjeve
Lexo po ashtu Schalke ‘thyen mallkimin’, fiton pas 30 ndeshjeve

Megjithatë, vëmendja u vodh e gjitha nga amerikani 19-vjeçar, Hoppe.

Kur shënoi për herë të parë, ai u bë adoleshenti i katërt amerikan që shënoi në Bundesliga pas Christian Pulisic, Josh Sargent dhe Gio Reyna.

Megjithatë, me het-trikun e sotëm ai shkroi histori në Bundesliga, duke u bërë lojtari i parë amerikan që arrin një gjë të tillë në kampionatin elitar gjerman.

Me këtë het-trik, Hoppe u bë gjithashtu amerikani i tretë – pas Clint Dempsey dhe Pulisic – që shënon tre gola në një nga pesë ligat më të mira të Evropës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori