LAJMI I FUNDIT:

151 aktakuza për 24 orë

151 aktakuza për 24 orë

Prokuroria e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore dhe Prokuroria Speciale, janë ngritur 151 aktakuza kundër 182 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) traktori s bashku me rimorkio dhe masë drusore në sasi prej 6.11m, për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli“.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar dy (2) personave për veprën penale “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 136 i KPRK-së, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) të akuzuarve, S.R dhe K.B. për veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur njëzet e dy (22) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjate 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjatë ditës së djeshme, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar për vepra penale, “ Kanosje” dhe Detyrim”. Po ashtu, Prokuroria e Pejës ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli“. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur njëzet e një (21) aktakuza kundër njëzet e dy (22) të pandehurve, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet e tetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori