LAJMI I FUNDIT:

15 miqësitë e prishura të showbiz-it shqiptar!

15 miqësitë e prishura të showbiz-it shqiptar!

Kanë qenë miq shumë të mirë, të bashkuar shpeshherë për shkak të profesionit, por në të shumtën e rasteve për vetë dëshirën për të qëndruar së bashku.

Megjithatë koha, keqkuptimet, sfidat por edhe vetë rritja i ndryshon këto miqësi dhe i kthen në armiqësi. Shumë nga personazhet e njohur të ekranit kanë një histori miqësie të mbetur gjysmë dhe të kthyer në armiqësi, për një arsye apo një tjetër. Bordo sjell disa nga miqësitë më të forta të showbiz-it shqiptar, të cilat tashmë janë kthyer në armiqësi po aq të forta.


Enca Haxhia dhe Noizy

Një nga sherret e ditëve të fundit, i cili po komentohet pafund është ai midis reperit Noizy dhe këngëtares Enca Haxhia. Ai e përjashtoi këngëtaren nga labeli “OTR”, pasi deklaratat e saj në një intervistë ju dukën mosmirënjohëse ndaj tij. Ata kanë qenë miq të mirë madje kanë realizuar edhe hite si “Bow Down” etj.

Ronela Hajati dhe Samanta Karavella

Një periudhë kohore Samanta Karavella dhe Ronela Hajati ishin aq të afërta me njëra-tjetrën, sa nëse kërkoje njërën, patjetër do të ishte në të njëjtin vend edhe këngëtarja tjetër. Por pas publikimit në media të një video ku Ronela ofendonte Samantën gjithçka u shua. Tashmë dy këngëtaret janë armike me njëra-tjetrën dhe madje Ronela e ka shprehur këtë shpesh me postimet e saj, por edhe me daljet apo intervistat e shumta për mediat.

Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi

Koflikti i tyre është një nga më të hershmit në showbizin shqiptar. Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi kanë kaluar në kofrontime fizike disa herë duke nisur që nga pjesëmarrja e tyre në “Vip shpija” dhe më pas edhe jashtë saj ku kanë akuzuar njëra-tjetrën se janë qëlluar. Çështja e tyre ka përfunduar edhe në polici ku besohet të jetë përfshirë edhe bashkëshorti i Shkurtës.

Leonora Jakupi dhe Adelina Ismaili

Edhe këto dy emra të njohur të muzikës shqiptare Leonora Jakupi dhe Adelina Ismaili kanë patur konfrontime të ndryshme deri në fizike. Deri vonë Leonora Jakupi ka qenë në armiqësi me familjen Ismaili, deri kur mamaja e tyre Mona ndërroi jetë. Ajo duket se i ka lënë sherret mënjanë dhe i ka ngushëlluar motrat Ismaili.

Elvana Gjata dhe Soni Malaj

Dikur pjesë e të njëjtin label me të njëjtin kompozitor, Elvana Gjata dhe Soni Malaj përfunduan miqësinë e tyre menjëherë pas ndarjes së Sonit me Flori Mumjesin. Dy bukuroshet nuk janë parë më në shoqërinë e njëra-tjetrës prej kohësh.

Ledri Vula dhe Skivi

Dy reperat dikur miq anëtarë të grupit të njohur Skillz tashmë kanë karrierat e tyre të ndara. Megjithatë duket se ata të dy nuk janë ndarë mirë me njëri-tjetrin, pasi Skivi shpesh është shprehur mjaft i zhgënjyer nga zgjedhjet e ndryshme të Vulës në muzikë.

Tuna dhe Dafina Zeqiri

Ato dikur kanë qenë shoqe mjaft të mira, por arsyeja pse u distancuan nuk u tha nga asnjë palë. Kujtojmë që së bashku Tuna dhe Dafina kanë bashkëpunuar në këngën “Vibe” dhe kanë marrë pjesë në klipin e Capital T, “U bë vonë”.

Albana Osmani dhe Eneda Tarifa

Gjatë kohëve të fundit në media është përfolur mjaft “sherri” mes Eneda Tarifës dhe Albana Osmanit për shkak të kopertinës të një reviste, fakt ky i mohuar nga vetë revista. Megjithatë ende nuk dihet arsyeja e vërtetë pse dy koleget dhe mikeshat i kanë ftohur marrëdhëniet mes tyre.

Rezarta Shkurta dhe Afroviti Goge

Pas disa përleshjeve që kishin me njëra tjetrën, këngëtarja nga Shqipëria, Rrezarta Shkurta, dhe modelja Afroviti Goge tashmë janë mike me njëra-tjetrën. Sherri mes tyre nisi në realityn “VIP Shpija 1” kur ato ishin të ftuara. Por si duket gjithçka është rregulluar mes tyre. Ndonëse mendohet se këngën “Budallçkë e Vogël” Shkurta t’ia ketë dedikuar asaj.

Beatrix Ramosaj dhe Enca

Një foto tallëse që këngëtarja kosovare Beatrix Ramosaj postoi në IG për të pasmet dhe gjoksin e zmadhuar dhe menjëherë mori përgjigjen e këngëtares Enca Haxhia. Nuk vonoi edhe përgjigja e saj, e cila e vulosi armiqësinë mes tyre.“Ishim shoqe derisa të mbyti xhelozia. Por shiko tani sot? Ku je ti? Pa karrierë, pa koncerte, rri në shpi tu fol për mu. Xhelozi e pastër edhe tek koncerti i shkollës kur tentoje të sabotoje prezencën time…”-shkroi Enca postim të cilin më pas e fshiu.

Julian Deda dhe Gentjan Zenelaj

Është e pamundur të kujtosh grupit “SHBLSH” pa dy emrat e njohur Julian Deda dhe Gentjan Zenelaj. Ata të dy nuk ishin vetëm kolegë pune, por edhe miq shumë mirë të cilët edhe hyrjet e shtëpive i kanë marrë në të njëjtin vend. Madje edhe lëvizjet e punëve i bënin njësoj si përshembull “Apartamenti 2XL”, apo në Tv Klan. Mirëpo prej vitesh tashmë për një keqkuptim Gentjan Zenelaj dhe Julian Deda, jo vetëm që nuk janë më miq së bashku, por nuk flasin më me njëri-tjetrin. Megjithatë i ftuar në “Xing me Ermalin” Juli nxorri në njëfarë mënyrë “flamurin e bardhë” të paqes, duke shpresuar që ndoshta ende mund të bëhet diçka për të rikthyer miqësinë e kësaj dyshje.

Floriana Garo dhe Ilda Gega

Kur Ilda Gega ishte ende banore e ‘Big Brother Albania’, jashtë shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri shpërthyen fotot e saj duke u puthur në buzë me një vajzë, e cila ishte një nga miket e saj më të mira gjatë kohës së jetesës në Amerikë. Kjo histori ndonëse e ndikoi shumë imazhin e Ildës, u harrua së bashku me përfundimin e atij edicioni të ‘Big Brother’. Por pas disa vitesh ajo vajza që puthej me Ildën ishte pikërisht moderatorja bukuroshe Floriana Garo. Tashmë fotot u rikthyen sërish në vëmendje, por duke përfshirë Garon. Përveç publikimit të fotove doli në dritë edhe prishja e miqësisë mes tyre. Ilda,e cila tashmë jeton jashtë vendit u shpreh se Floriana e ka përdorur atë për të arritur famë dhe për të qenë në vëmendjen e mediave.

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Mona Lisa", kënga më e re e Era Istrefit lansohet më 21 prill

Magazina
Kalo në kategori