LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti ndërmjet një autobusi dhe automjeti transportues në Novobërdë, 14 të lënduar – Policia jep detaje

Aksidenti ndërmjet një autobusi dhe automjeti transportues në Novobërdë, 14 të lënduar – Policia jep detaje
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku, ku si pasojë 14 persona kanë pësuar lëndime trupore.

Aksidenti ka ndodhur në Prekoc, Novobërdë të martën në ora 13:15.


“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt”, thuhet në raport.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/