LAJMI I FUNDIT:

116-vjeçarja kishte thënë se konsumimi i çokollatës çdo ditë është sekreti prapa jetëgjatësisë së saj

116-vjeçarja kishte thënë se konsumimi i çokollatës çdo ditë është sekreti prapa jetëgjatësisë së saj

Personi më i moshuar në Evropë kishte vdekur në korrik të vitit të kaluar, në moshën 116-vjeçare.

Giuseppina Projetto kishte jetuar në Itali nga lindja e saj në vitin 1902 e deri në momentin e vdekjes me 6 korrik të vitit 2018. Ajo kishte qenë personi i dytë më i moshuar në botë kur kishte vdekur, transmeton Telegrafi.


E njohur si “gjyshja e Italisë”, Projetto kishte thënë se meritor për jetëgjatësinë e saj kishte qenë konsumimi i përditshëm i çokollatës dhe qëndrimi pozitiv.

Tani, në vendin e saj është një tjetër italiane si gruaja më e vjetër e Evropës, por që renditet e treta në botë. Dy të parat jetojnë në Japoni.

Maria Giuseppa Robucci është po ashtu 116 vjeçare dhe jeton në Sardinia.

Këshilla e Robucci-t për një jetë të gjatë është më pak argëtuese sesa ajo e Projetto-s, por që mbështetet nga shkenca.

Robucci ka deklaruar se shmangia e alkoolit dhe cigareve kanë ndikuar që ajo të jetojë kaq gjatë.

Robucci i ka gjithsej pesë fëmijë, nëntë nipa e mbesa, dhe 16 stërnipa e stërmbesa.

Përndryshe, ajo gjithashtu ka deklaruar se pëlqen të hajë bukë dhe domate.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori