LAJMI I FUNDIT:

11 plazhe të Ohrit do të hapen këtë verë, do të jepen me qira në një ankand publik

11 plazhe të Ohrit do të hapen këtë verë, do të jepen me qira në një ankand publik

Pas gati tre vitesh mosfunksionim, këtë verë do të hapen njëmbëdhjetë plazhe të Ohrit, duke përfshirë disa nga ato më tërheqëse. Më parë objektet në plazhe u mbyllën për shkak të skadimit të kontratave koncesionare. Plazhet tani do të jepen me qira për një periudhë tre vjeçare përmes tenderit publik. Për plazhet më tërheqëse, çmimi fillestar do të jetë 11 mijë euro. Ata pritet të nisin punën nga 20 qershor.

“Përgjatë rivierës së Ohrit do të ketë lokacione ku mund të vendosen pajisje urbane. Bëhet fjalë për banakë nga materiale natyrale, dru nga 8 deri në 10 metra katrorë, dhe tavolina e karrige nga 150 deri në 400 metra katrorë, në varësi të madhësisë së plazhit”, tha Kiril Pecakov-Kryetar i Ohrit.


Autoritetet lokale thonë se nuk mund të presin më miratimin e planit për menaxhimin e rivierës së Ohrit, i cili duhet të tregojë se në cilat vende mund të ketë plazhe të organizuara.

“Ajo detyrë ka qenë përgjegjësi e shtetit, pra Agjencisë së Planifikimit Hapësinor së bashku me Ministrinë e Transportit dhe lidhjeve. Nëse pres edhe pesë vite që të kem plazhe të parregulluara, atëherë jam kryetar i papërgjegjshëm i Ohrit. Unë si kryetar komune nuk mund të lejoj më, që të mos ketë rregullim në plazhe”, tha Kiril Pecakov-Kryetar i Ohrit.

Ish koncesionarët padisin komunën për dëmet e shkaktuara nga mosfunksionimi i plazheve. Shuma e pretendimeve është disa qindra mijë euro.

“Plazhet u përdorën vetëm si maskë, për të treguar se diçka po bëhej në lidhje me ruajtjen e statusit të UNESCO-s”, u shpreh Igor Kiçeec-avokat.

Dikur plazhet më tërheqëse të Ohrit tani janë kthyer në tualete publike. Objektet po shkatërrohen, ndërsa strukturat metalike nga platformat që ishin vendosur në rivierën e liqenit tani janë shpërndarë përreth./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori