LAJMI I FUNDIT:

10 ekipet më të dobëta në histori të Premierligës

10 ekipet më të dobëta në histori të Premierligës

Barazimi i fundi i ekipit Derby County ndaj Fulhamit gjatë të shtunës, ka siguruar që ky ekip do të jetë ekipi që më së shpejti do të bie nga liga, që para prillit. Ekipi ende mund të shmang titullin e ekipit më të dobët në histori të Premierligës, nëse mund të sigurojë edhe pesë pikë të tjera, por kjo aktualisht duket e pamundshme. Për treguar dështimin e Derbyt, "The Sun" ka zgjedhur për krahasim 10 ekipet më të dështuara që kur ka filluar Premierliga, në vitin 1992.

10. Watford (2007)

Aidy Boothroyd ishte një prej menaxherëve të ri më të ndritshëm në lojë edhe pse nuk arriti ta mbajë Watfordin në Premierligë gjatë sezonit të fundit. Watford nuk mundi të ndihmohet nga Marlon King, për shkak të lëndimit të tij të gjatë, e as nga Ashley Young, i cili kaloi tek Aston Villa, por arriti që në fund të sezonit të grumbullonte 28 pikë.


9. Swindon (1994)

Swindon shpesh shihet si ekipi më i keq që ka luajtur në histori të Premierligës. Por, ky ekip megjithatë arriti të sigurojë 30 pikë gjatë sezonit 1993/94, nga 42 ndeshjet (nga sa janë luajtur deri në vitin 1996).

8. West Brom (2003)

West Brom ishte shumë me fat që kishte një ekip aq të paaftë si Sunderland, që në sezonin 2002/03 u rendit nën të, duke mbuluar ca lojën e dobët të këtij ekipi. West Brom mblodhi 26 pikë duke u përjashtuar nga Premierliga gjatë atij sezoni, gjatë të cilit ishte nën urdhrat e menaxherit Gary Megson, i cili po lufton që këtë sezon të mbajë Boltonin në Premierligë.

7. Bradford (2001)

Pasi që ekipi kishte mbijetuar në Premierligë me vetëm 34 pikë në sezonin paraprak, adhuruesit e Bradford pak a shumë eliminimin e prisnin në vitin në vijim. Me gjithë arritjet e reja, si Stan Collymore dhe Benito Carbone, Bradford përfundoi sezonin me 26 pikë, ndërsa tash garon tre divizione më poshtë Premierligës.

6. Watford (2000)

Kur nënshkrimi më i madh i verës është i dështuari Nordin Wooter, i vlefshëm 1.2 milionë euro, sigurisht që mund të prisni probleme. Trajneri Graham Taylor bëri mrekullinë duke e ngritur Watfordin në Premierligë, por kur arriti atje ekipi tregoi një mungesë të kualitetit. Sezonin 99/2000 ky ekip e mbylli me vetëm 24 pikë të tubuara.

5. Leicester (1995)
Leicester ndoshta nuk përfundoi në fund të tabelës, por 29 pikë nga 42 ndeshje dëshmojnë sezonin pikëllues. Ekipi pati nevojë për tre finale të njëpasnjëshme të play-offit për t’u ngjitur në ligën më të mirë angleze, por adhuruesit në fund pyeten veten, nëse ia kishte vlejtur të presin.

4. Ipswich (1995)

Dështimi i ekipit Swindon në Premierligë shpejt mbeti në hije, falë sezonit dëshpërues të Ipswich Town. Ky i fundit, jo vetëm që grumbulloi 27 pikë nga 42 ndeshje, por pësoi edhe humbjen e turpshme prej 9-0 nga Manchester United në Old Traffort, që është humbja rekorde në Premierligë.

3. Sunderland (2003)

Sunderland, ndoshta është ekipi më i dobët në historinë e Premierligës, falë dy kampanjave të dështuara brenda tre viteve. Dështimi i parë i këtij ekipi ishte në sezonin 2002/03, kur ekipi i trajnerit Mick McCarthy, grumbulloi vetëm 19 pikë, që deri asaj kohe ishte ekipi i parë që grumbullonte nën 20 pikë në sezon. Por, për t’i zemëruar edhe më shumë tifozët, një turp edhe më i madh do të vinte shumë shpejt.

2. Sunderland (2006)

Kush do të mendonte se ky rekord prej vetëm 15 pikësh të siguruara gjatë gjithë sezonit, do të ishte nën ndonjë kërcënim serioz? Sunderland pati një sezon jashtëzakonisht të dështuar në 2005/06, ndërsa tifozët u ndjenë më shumë të çliruar në fund të tij, se sa të zemëruar. Roy Keane këtë sezon ka arritur ta rikthejë krenarinë e klubit.

1. Derby (2008)

Derby County kryeson këtë listë, pasi që duket i paaftë për të siguruar edhe pesë pikë të tjera të cilat do të siguronin që të mos arrijë rekordin e Sunderlandit. Përgjegjësia duhet të shkojë në shpinë të ish-trajnerit Billy Davies, i cili promovoi Derbyn në Premierligë, derisa zëvendësuesi i tij, Paul Jewell, erdhi shumë vonë për të parandaluar dështimin. Por, e vërteta është se Derby as që i është afruar ndonjëherë nivelit të klubeve të Premierligës.

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori