LAJMI I FUNDIT:

1 vit burgim dhe 400 euro gjobë për veprën penale vjedhje e rëndë

1 vit burgim dhe 400 euro gjobë për veprën penale vjedhje e rëndë

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E. A., pas pranimit të fajësisë në seancën fillestare.

“Më 6 nëntor 2017, rreth orës 11:00, në fshatin Sllakovc të Komunës së Gjilanit, i akuzuari E. A. në plantacionin e pemëve, përkatësisht në trafon e sistemit solar për prodhimin dhe shpërndarjen e rrymës, në bashkëpunim me të akuzuarin K. S., dhe F. S. me dashje dhe qëllim që vetes t’i sjellin përfitim të kundërligjshëm pasuror, kanë kryer vjedhje të rëndë, duke shkaktuar dëm material në vlerë prej 3333.00 euro të dëmtuarit A. B.

Ndaj të akuzuarit K. S. është bërë veçimi i procedurës për shkak të ekonomizimit të procedurës, ndërsa ndaj të akuzuarit F. S., Gjykata ka marr vendim me 26.01.2018.”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime i akuzuari E. A. ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i Departamentittë Përgjithshëm, pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka shpall aktgjykim dënues prej një (1) viti burgim dhe gjobë 400 (katërqind) euro.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori