Shpërthim në Nju Jork, pesë të plagosur


Pesë persona janë plagosur, pas shpërthimit që ka ndodhur sot në Nju Jork në një gyp të gazit.
Shpërthimi i gypit ka ndodhur në lagjen Manhatan, poshtë “Fifth Avenue”. Siç raportojnë mediat amerikane, shpërthimi i tubit shkatërroi një pjesë të asfaltit dhe pastaj u shfaq një re e bardhë në lartësi prej dhjetëra metrave.
Për shkak të sigurisë janë evakuuar banorët nga 28 ndërtesa për rreth perimetrit të shpërthimit. /kp/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/07/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































