Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu shpreson se UEFA e FIFA do të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për futbollin tonë.

“Kur po e shoh Gjibraltarin të pranuar me vetëm 30 mijë banorë, dhe lejohet të marrë pjesë në kualifikime për Evropian dhe Botëror, them se përse ne si Kosovë me afërsisht 2 milionë banorë nuk na mundësohet kjo. Kjo më bënë të them se ne jemi të diskriminuar”, thotë Salihu në për Weser-kurier.de.


Sipas tij, sporti nuk ka të bëjë me politikën. Ai thekson se delegatët e FIFA-s, kanë thënë se Kosova duhet të pranohet vitin e ardhshëm.

“Unë kam dëgjuar se delegatët e FIFA-s kanë thënë se Kosova duhet të pranohet në vitin 2016. Por, ne kemi dëgjuar aq shumë fjalë sa nuk besojmë më me të vërtetë. Nëse bota e futbollit na pranon tani, do të krijonte më shumë krenari për vendin tonë, pasi njerëzit po largohen për të gjetur një jetë më të mirë”, shton ndër të tjera, Salihu. /Telegrafi/

telegrafi sport app