LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarja ukrainase jep alarmin, thotë se pushtimi rus mund të ndikojë edhe te Ballkani

Zyrtarja ukrainase jep alarmin, thotë se pushtimi rus mund të ndikojë edhe te Ballkani

Një pushtim i plotë i Ukrainës nga Rusia do të përhapte konfliktin në Evropë dhe madje mund të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore, ka paralajmëruar një ministre e qeverisë ukrainase.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Yuliia Laputina, ministrja për çështjet e veteranëve – e cila më parë ka shërbyer si oficere e lartë në ekuivalentin e MI5 të Ukrainës – i tha Sky News se vendi i saj ishte gati të mbrohej nëse Moska fillon një sulm të ri.


Por ajo tha se pasojat e veprimeve të mëtejshme ushtarake nga presidenti Vladimir Putin nuk do të përmbahen brenda kufijve të Ukrainës.

“Nëse Rusia do të pushtojë, ju e dini, atëherë kujdesi duhet të shtohet edhe për Ballkanin. Ajo që rusët po bëjnë tani në Serbi – ata përpiqen të provokojnë një situatë në Ballkan”, tha ajo në një intervistë në zyrën e saj në Kiev.

“Por ne gjithashtu marrim parasysh [fillimin e] Luftës së Tretë Botërore”.

E pyetur nëse kishte mundësi që një pushtim të çonte në një luftë të tretë botërore, ministrja tha: “Po. Po. Sepse gjeopolitikisht, duket se ky është një skenar i mundshëm. Pra… duhet t’i kushtojmë vëmendje çështjes së Ukrainës për shkak të sigurisë së kontinentit.

“Kjo – përhapja e luftës në rast se ndodh pushtimi rus në Ukrainë – do të jetë shumë më e gjerë se Ukraina”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori