Në ceremoninë për shënimin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ka folur edhe zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer.
Palmer ka thënë se intervenimi i NATOS më 12 qershor 1999 ishte i nevojshëm për të parandaluar një katastrofë.
“Sot po shënojmë 2o vjetorin e mbylljes së operacionit të forcave të NATO-s në Kosovë. NATO ka intervenuar pas shterrimit të përpjekjeve diplomatike. Ka qenë përpjekja e fundit për të gjunjëzuar regjimin e Millosheviqit. Rrethanat në vitin 1999 kanë kërkuar intervenim për të shmangur një katastrofë”, ka thënë Palmer, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar se në këtë përvjetorë kujtojmë shumë qytetarë e ushtarë që kanë humbur jetën.
“Le ta përsërisim zotimin tonë për të ndërtuar të ardhmen, paqen dhe prosperitetin për fëmijët tanë. Përkrahja e SHBA-ve për këtë shtet vazhdon” ka thënë Palmer.
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, ka folur edhe për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se nuk ka kthim mbrapa.
“Ne nuk jemi në favor të kthimit të orës mbrapa sa i përket pavarësisë së Kosovës . SHA do të jenë në anën tuaj, pranë jush, por sot, ditët kanë kaluar kur SHBA-të, BE-ja, NATO do të marrë vendime për ju”, theksoi Palmer.
Palmer përmendi edhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Duhet të arrihet një marrëveshje e cila përfundon me njohje të dyanshme, dhe kjo do të ndalonte të gjitha kontestimet që këto dy vende kanë për të ardhmen. Kosova dhe Serbia gjithnjë do të jenë fqinj, dhe të dy vendet duhet të zhbllokojnë të ardhmen evropiane”, tha Palmer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe