Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës, ka mbajtur ligjëratë për studentet e këtij universiteti, para të cilëve u prezantua tema “Sistemi Tatimor në Kosovë”.
Qëllimi i kësaj ligjërate ishte edukimi i studentëve, lidhur me funksionimin e Sistemit Tatimor në Kosovë.
Pikat të cilat u trajtuan ishin: Çfarë janë tatimet? Si mblidhen tatimet? Çfarë janë taksat? Cilët janë Trupat Administrativ Tatimor? Llojet e tatimeve, normat tatimore, përmbushja e detyrimeve tatimore, parimet bazë të ndërtimit të një sistemi tatimor, lehtësitë në pagesë të tatimeve, vetëdijesimi për të marrë kuponin fiskal, rimbursimi i mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal dhe Linja e bashkëpunimit pa pagesë. Po ashtu, gjatë prezantimit, studentet u njoftuan me programi i punës praktike në ATK.
Gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës.
Në fund të prezantimit studentet parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me ligjëratën. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga Drejtori i Përgjithshëm, Sakip Imeri.
Studentëve u janë shpërndarë materiale informuese nga ATK, si: Fletëpalosjet dhe Broshurat: “Informata të Përgjithshme për Administratën Tatimore të Kosovës, Të drejtat dhe obligimet e Tatimpaguesit, Pyetje – Përgjigje për TVSh, TAK, TAP, Informata për Borxhin Tatimor, Udhëzues mbi paraqitjen e informacioneve mbi Evazionin tatimor, Korrupsionin apo sjelljet jo të mira të stafit të ATK-së, Instalo Pajisje Fiskale dhe lësho Kupon Fiskal, Të Ardhurat tuaja janë objekt tatimi”, “Mbajë dokumentacionin sipas Ligjit”, “Regjistrohu, deklaro dhe paguaj tatimin”, “Udhëzues për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal, etj.
Në fund të këtyre prezantimeve, ATK-ja ka premtuar se aktivitetet e tilla, do të jenë edhe më gjithëpërfshirëse në të ardhmen. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?