LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare, vjen konfirmimi nga SHBA-ja për Telegrafin: Takimi Kosovë-Serbi në Uashington me 4 shtator

Zyrtare, vjen konfirmimi nga SHBA-ja për Telegrafin: Takimi Kosovë-Serbi në Uashington me 4 shtator

Takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, do të mbahet me 4 shtator.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Ullyot.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien ka thënë se Shtetet e Bashkuara presin me padurim për këto diskutime të rëndësishme me kryeministrin kosovar Avdullah Hoti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe besojnë që përparimi ekonomik është thelbësor për çuarjen përpara të procesit të paqes.

“Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien ka ftuar liderët e Serbisë dhe Kosovës në Uashington në 4 shtator. Shtetet e Bashkuara shpresojnë në këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti. Ne besojmë se përparimi në çështjet ekonomike, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, është hapi i parë në përparimin e procesit të paqes “, ka thënë zëdhënësi John Ullyot.

Duhet theksuar se takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ndërkaq, 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet me 7 shtator. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori