LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Valmir Sylejmani transferohet te Ingolstadt

Zyrtare: Valmir Sylejmani transferohet te Ingolstadt

Valmi Sylejmani është larguar zyrtarisht nga skuadra e deritanishme, Hannover 96.

Sulmuesi nga Kosova u largua nga Hannover pas hapësirave të vogla që kishte këtë edicion, por do të vazhdojë karrierën në Bundesliga 2.


Ingolstadt ka arritur ta fitojë garën për gjilanasit i cili tanimë është prezantuar nga drejtuesit e klubit gjerman.

Të dyja klubet kanë rënë dakord që mos t’i bëjnë publike kushtet e transferimit të 25-vjeçarit.

“Bisedimet mes palëve shkuan shumë pozitivisht dhe tani po pres me padurim seancat e para me ekipin. Jam absolutisht i bindur për cilësinë e skuadrës, tani dua të bëj pjesën time për t’i sjellë në fushë skuadrës më të mirat”, u shpreh Sylejmani.

Ndërkohë lëvdata për sulmuesin kosovar ka dhënë edhe menaxheri i Ingolstadt, Malte Metzelder.

“Me ardhjen e Valmir Sylejmanit arritën të nënshkruanim me një sulmues teknikisht të aftë, i cili gjithmonë do të rrezikojë në qendër me vendosmërinë e tij dhe që ka një gjuajtje shumë të mirë”.

“Ne duam t’i ndihmojmë atij të arrijë përsëri potencialin e tij të plotë. Ai është i uritur për gola dhe ka të gjitha aftësitë që karakterizojnë futbollin tonë. Kemi një detyrë të madhe përpara dhe me nënshkrimin e Valmirit jemi të bindur se do të rrisim kërcënimin sulmues në 14 ndeshjet e mbetura”, tha Metzelder.

Ingolstadt zë vendin e fundit në Bundesliga 2 me 10 pikë, por qëllimi është mbetja në këtë rang garash dhe ardhja e Valmirit në këtë skuadër sigurisht që do t’i ndihmojë shumë ata.

Garën e madhe Ingolstadt për mbetjen në elitë e ka me skuadrat si AUE, Sandhausen, Dusseldorf e Hansa Rostock. /Telegrafi/