UEFA ka publikuar formacionin me lojtarët që kanë shkëlqyer gjatë Kampionatit Evropian.

Euro 2020 që filloi nga 11 qershor, përfundoi më 11 korrik – me Italinë që arriti të shpallej kampion.

Azzurët e fituan trofeun për herë të dytë në histori, derisa mposhtën Anglinë përmes penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimit kishin përfunduar 1-1.

Peticioni i krijuar nga tifozët kërkon rikthimin e finales së Euro 2020, pas ndërhyrjes anti-sportive të Chiellinit në Buakyo Sakan Peticioni i krijuar nga tifozët kërkon rikthimin e finales së Euro 2020, pas ndërhyrjes anti-sportive të Chiellinit në Buakyo Sakan

Tani, shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka publikuar formacionin me lojtarët më të mirë, në skemën 4-3-3:

Në portë është Gianluigi Donnarumma i Italisë që po ashtu u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.

Donnaruma emërohet lojtari më i mirë në Euro 2020 Donnaruma emërohet lojtari më i mirë në Euro 2020

Para tij janë të vendosur katërshja, Kyle Walker, Leonardo Bonucci, Harry Maguire dhe Leonardo Spinazzola.

Reklama

Mesfusha përbëhet nga treshja, Pierre-Emile Hojbjerg, Jorginho dhe Pedri.

Derisa, në sulm po ashtu është një treshe si, Federico Chiesa, Raheem Sterling dhe Romelu Lukaku. /Telegrafi/

Reklama