LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarë të FFK-së nuk presin të kenë telashet e Kongresit të UEFA-s edhe në atë të FIFA-s

Zyrtarë të FFK-së nuk presin të kenë telashet e Kongresit të UEFA-s edhe në atë të FIFA-s

FIFA ka kohë që kishte shfaqur vullnet për të bërë zgjidhje për futbollin e Kosovës. E kishte përfshirë FFK-në në sistemin TMS të transferimit të lojtarëve, ndërsa ia kishte lejuar miqësoret në janar të vitit 2014, me gjithë kundërshtimin e UEFA-s.

Por FIFA nuk e kishte të mundur të pranonte Kosova pa pranim paraprak të saj në konfederatën gjegjëse, përkatësisht në UEFA. Pengesa e madhe u kalua të martën. Dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, paralajmëroi pranimin e Kosovës në FIFA në fjalimin që e mbajti para delegatëve të UEFA-s, shkruan sot Koha Ditore.


Pas kalimit të pengesës së madhe, kompletimi i procesit të ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar pritet të jetë shumë më i lehtë. Që ky proces të jetë i kompletuar, ka mbetur që Kosova të pranohet në FIFA, që përfaqësuesja të fitojë të drejtën e garimit në eliminatoret për botërorin e vitit 2018 dhe që klubet të mësojnë se kur do të nisin garimin evropian.

FFK-ja të martën është pranuar në UEFA, Konfederatën Evropiane të Futbollit, me efekt të menjëhershëm. Vendimi u mor në Kongresin e UEFA-s që u mbajt në Budapest. Kërkesa e Kosovës u përkrah nga 28 delegatë, që ishte minimumi i mundshëm për pranim të Kosovës.

Tani Kosova pritet të pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). Kërkesa e Kosovës është në agjendën e Kongresit të FIFA-s që do të mbahet më 13 maj në Meksikë. Nuk pritet të ketë pengesa të mëdha që kërkesa për pranim në FIFA të kalojë.

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori