LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Shtohet numri i futbollistëve shqiptarë te Lokomotiva e Zagrebit, atyre i bashkohet edhe Tahiraj

Zyrtare: Shtohet numri i futbollistëve shqiptarë te Lokomotiva e Zagrebit, atyre i bashkohet edhe Tahiraj

Françesko Tahiraj është lojtari më i ri i Lokomotivës së Zagrebit, duke shtuar numrin e futbollistëve shqiptarë në këtë ekip.

Sulmuesi 24-vjeçar, ishte pjesë e Hajduk Split në sezonin e fundit, me të cilët mbylli bashkëpunimin para pak ditësh dhe ishte një lojtar i lirë.


Futbollisti shqiptar nuk vonoi për të gjetur ekipin e ri, teksa vendosi të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Tahiraj në të kaluarën ka qenë pjesë Kombëtares së moshave, ndërsa me kalimin te Lokomotiva, shpreson të tregojë paraqitje të mira, për të marrë edhe një ftesë nga Kombëtarja e parë.

Te Lokomotiva e Zagrebit, Tahiraj do të gjejë edhe katër shqiptarë të tjerë, si Sherif Kallaku, Indrit Tuci, Enis Çokaj dhe Jon Mersinaj.

Tahiraj ka dalë nga akademia e Juventusit, teksa ka qenë edhe pjesë e 19-vjeçarëve të Carpit e Torinos, për të kaluar në 2015-ën te Zavrc, Aluminij, Hajduk Split dhe së fundmi do vazhdojë te Lokomotiva në Kroaci. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori