LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ranieri emërohet trajner i Sampdorias

Zyrtare: Ranieri emërohet trajner i Sampdorias

Sampdoria ka emëruar zyrtarisht Claudio Ranierin si trajner e tyre të ri dhe do të debutojë kundër Romës në ditëlindjen e tij të 68-të.

Klubi gjenovez ka ndërprerë me marrëveshje kontratën me trajnerin Eusebio di Francesco shkaku i rezultateve të dobëta dhe kanë vendosur për Ranierin si pasues të tij.


“Presidenti Massimo Ferrero dhe Sampdoria mirëpresin Claudio Ranierin, i cili ka nënshkruar në klubin si Trajner deri më 30 qershor 2021”.

“Presidenti i uron trajnerit, stafit të tij dhe ekipit fat të mirë me punë të bazuar në përkushtim dhe pasion”, thuhet në njoftimin e Sampit.

Zyrtare: Di Francesco dhe Sampdoria ndajnë rrugët
Lexo po ashtu Zyrtare: Di Francesco dhe Sampdoria ndajnë rrugët

Ranieri ka pranuar një kontratë dy-vjeçare, megjithëse raportohet se ekziston një mundësi për të përfunduar më herët nëse klubi Blucerchiati bie në Serie B.

Sampdoria është klubi i 17-të i Ranierit në karrierën e tij, ndërsa gjithashtu drejtoi edhe një kombëtare, atë të të Greqisë për katër ndeshje në vitin 2014.

Ai më parë ka punuar te Vigor Lamezia, Puteolana, Cagliari, Napoli, Fiorentina, Valencia (dy herë), Atletico Madridi, Chelsea, Parma, Juventus, Roma (dy herë), Inter, Monaco, Greqia, Leicester City, Nantes dhe Fulham.

Ranieri ka 393 ndeshje në Serie A me ekipet e tij, duke rezultuar në 169 fitore, 126 barazime dhe 98 humbje.

Ai në të kaluarën ka fituar titullin në Ligën Premier me Leicester City në sezonin 2015-16, Superkupën Evropiane në 2004 dhe Copa del Rey në 1999 me Valencian, Kupën e Italisë 1995-96 dhe Superkupën 96-97 me Fiorentinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori