Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësin Besnik Krasniqi, i cili është rritur tek kjo skuadër dhe ka luajtur për shumë vite në të kaluarën.
Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina ka filluar përforcimin e skuadrës para fillimit të ndeshjeve ndërkombëtare për Ligën e Evropës.
Transferimi i parë i klubit kryeqytetas është mbrojtësi Besnik Krasniqi, i cili së fundmi luajti te Ballkani.
Është vet faqja zyrtare e Prishtinës që ka konfirmuar marrëveshjen me djaloshin prishtinas që shumicën e karrierës e ka kaluar pikërisht me këtë klub.
Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës:
Besniku kthehet në shtëpi
Krasniqi është fëmijë i Prishtinës
Prishtinë, 8 gusht 2020 – Pas shtatë vitesh, 30 vjeçari, Besnik Krasniqi sërish kthehet në shtëpi.
Fëmija i Prishtinës i cili me bardhekaltrit për pesë vite, nga edicioni 2008 – 2013, kishte fituar gjithçka me Prishtinën, të gjitha! Tre tituj kampioni, një kupë dhe dy superkupa duke u paraqitur në 137 ndeshje zyrtare dhe duke shënuar 16 gola, sidomos edicioni i fundit më 2012/13 ishte i jashtëzakonshëm, golashënuesi i dytë i skuadrës me 14 gola dhe “kurora e dyfishtë”, e vetmja në histori të klubit.
Pas kësaj, Besniku ka vazhduar karrierën në Partizan të Tiranës (2013/14), Teutë të Durrësit (2014), Istog (2015), Gjilan (2015), Flamurtar i Vlorës (2016), Feronikel (2016/17), Llap (2017), Vëllaznim (2018) dhe në dy edicionet e fundit ishte pjesë e skuadrës së Ballkanit.
“Nga sot jam kthyer në klubin ku u rrita dhe fillova karrierën profesionale. Iu premtoj të gjithëve që do të jap më të mirën nga vetja për klubin e qytetit tim”, ka thënë Besnik Krasniqi pas nënshkrimit të kontratës dyvjeçare.
Krasniqi iu është bashkuar skuadrës në Istog ku është edhe duke e mbajtur fazën përgatitore.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lamine Yamal, njëri nga humbësit më të mëdhenj në disfatën e Real Madridit kundër PSG-së

Ter Stegen po ia ndalon Barcelonës transferimin e top yllit nga Serie A

Florentino Perez u dërgon një mesazh të gjithë tifozëve të Real Madridit pas debaklit nga PSG

Interi u përpoq t'ia vidhte Jasharin nga dora Milanit - kështu ndodhi e gjithë situata

E kryer, Noni Madueke po kalon te Arsenali

E kryer, Alvaro Carreras po i bashkohet Real Madridit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë