LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës luhet pa tifozë

Zyrtare: Ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës luhet pa tifozë

Ndeshja derbi, El Clasico e basketbollit kosovar, që do të zhvillohet në Ferizaj këtë fundjavë, mes Trepçës dhe Prishtinës, do të zhvillohet pa tifozë.

Ishte paralajmëruar një udhëtim masiv me 10 autobusë nga Mitrovica me tifozë të grupit Torcida, ku ata besohet se kërkuan rreth 800 bileta për të qenë prezent në këtë sfidë të madhe.


Sidoqoftë, për shkaqe që besohet të jenë të sigurisë, Sigal Prishtina ka kërkuar që kjo ndeshje të zhvillohet pa tifozë.

Shkresa që konfirmon se ndeshja luhet pa tifozë!

Vendimi është aprovuar nga palestra e sporteve në Ferizaj, që ka miratuar kërkesën e menaxhmentit të KB Prishtinës që kjo sfidë të luhet pa tifozë, shkruan Telegrafi.

Kjo është një tjetër goditje për basketbollin kosovar që në vitin e fundit ka pasur një ngritje të jashtëzakonshme falë top klubeve të saj dhe rikthimit të namit të Trepçës dhe tifozerisë së saj.

Megjithatë, frika nga incidentet e mundshme mes tifozerive Torcida dhe Plisat që janë rivalë të përbetuar, ka detyruar zyrtarët e klubit të Prishtinës dhe federatën që të jenë të pajtimit që kjo sfidë të luhet pa tifozë. /Telegrafi/