LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Michy Batshuayi kalon te Valencia në huazim

Zyrtare: Michy Batshuayi kalon te Valencia në huazim

Chelsea sot ka rënë dakord me Valencian për Michy Batshuayi, i cili do të bashkohet si huazim për një sezon.

Futbollisti belg është pjesë e klubit nga Stamford Bridge që nga vera e vitit 2016.


Klubi londinez mburret me golin e tij të shënuar  kundër West Bromëich Albion, që ia siguroi titullin.

Ai ka qenë në huazim te Borussia Dortmund, ku ka shënuar nëntë gola.

Sulmuesi ishte pjesë e Belgjikës për Kupën e Botës këtë verë në Rusi dhe shënoi dy herë.

24 vjeçari te Chelsea kishte ardhur nga Marseille.

Ai pritet të shkëlqej te Valencia, e cila ka për sulmues edhe Rodrigon dhe Simone Zazan./Telegrafi/