LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Mbrojtësi i Kosovës, Lum Rexhepi, kalon te Go Ahed Eagles në Holandë (Foto/Video)

Zyrtare: Mbrojtësi i Kosovës, Lum Rexhepi, kalon te Go Ahed Eagles në Holandë (Foto/Video)

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Lum Rexhepi, ka nënshkruar me skuadrën holandeze Go Ahed Eagles.

Mbrojtësi 24-vjeçar që luan në qendër ka nënshkruar për një vit e gjysmë me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.


Rexhepi ka shkuar te klubi holandez nga HJK Helsinki e Finlandës, vend ky ku ka lindur.

Ai kaloi në të gjitha ekipet e të rinjve te vendi skandinav, por te Kombëtarja A bëri ndryshim.

“Që nga viti 2016, Rexhepi është pjesë e Kosovës, atdheu i prindërve të tij dhe ai zgjodhi këtë vend pasi u pranuan në FIFA”, shkruan faqja e klubit holandez.

Rexhepi gjatë prezantimit te klubi i ri

“Lumi është një lojtar i fortë, me agresivitet pozitiv”, ka thënë drejtori teknik i skuadrës, Dennis Bekking.

Go Ahead Eagles dëshiron ta fus në lojë që në ndeshje e ardhshme, por kjo do të varet edhe nga lirimin i Shoqatës së Futbollit të Finlandës dhe HJK-së.

Rexhepi do ta mbajë numrin 5 dhe shprehet i lumtur me kalimin në Holandë.

“Jam 24 vjeçar dhe luaj për Kosovën. Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për këtë skuadër. Isha pa kontratë dhe kur me erdhi kjo mundësi nuk mendova gjatë dhe jam i emocionuar”.

“Unë jap 110 për qind në fushë  dhe qëllimi im është të luaj nga fillimi”

Në këtë skuadër do ta gjejë edhe lojtarin tjetër të Përfaqësueses së Kosovës, Sinan Bytyqin, që është i huazuar nga Manchester City. /Telegrafi/