LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Leon Dajaku transferohet te St Gallen

Zyrtare: Leon Dajaku transferohet te St Gallen

Leon Dajaku të enjten ka kompletuar huazimin deri në fund të sezonit 2022/23 nga Sunderlandi te St. Gallen, ku do ta mbajë fanellën me numrin 77.

Dy klubet kanë rënë dakord që të mos bëjnë të ditur modalitetet e transferimit.


Drejtori sportiv i klubit zviceran, Alain Sutter ka thënë se Dajaku mund t’i shërbejë shumë skuadrës në stinorin pranveror të Superligës së Zvicrës.

“Leoni mund të përdoret në pozicione të ndryshme në sulmin tonë, gjë që na jep mundësi të reja. Ai ka shumë potencial, jemi të lumtur që është pjesë e ekipit tonë deri në verë”, ka thënë Sutter.

Ai më herët ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Bayernit dhe ekipit të parë të Stuttgartit dhe Union Berlinit.

Leon Dajaku ia mbyll derën Kosovës: Kam zgjedhur Gjermaninë
Lexo po ashtu Leon Dajaku ia mbyll derën Kosovës: Kam zgjedhur Gjermaninë

Një ndeshje ka luajtur edhe për U20 e Gjermanisë. Me Sunderlandin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori