LAJMI I FUNDIT:

Leon Dajaku ia mbyll derën Kosovës: Kam zgjedhur Gjermaninë

Leon Dajaku ia mbyll derën Kosovës: Kam zgjedhur Gjermaninë

Sulmuesi i Bayern Munich që është në huazim te Union Berlin, Leon Dajaku, ka deklaruar se do të përfaqësojë Gjermaninë.

Dajaku ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të klubit Union Berlin, ku është pyetur për përfaqësimin e tij me kombëtare.


Sulmuesi ka qenë i ftuar te Gjermania U-21, por kishte ende shpresë që mund të luante për Kosovën.

“Futbolli është gjithçka në jetën time. Jam duke dhënë maksimumin në fushë dhe shpresoj të luaj edhe në nivelin ndërkombëtar”, ka thënë Dajaku.

Ai u pyet për zgjedhjen e tij në nivelin nacional ai tha: “Kam zgjedhur Gjermaninë”.

Kjo përgjigje e tij iu jep fund dilemave se ku do të luajë sulmuesi. /Telegrafi/