Jurgen Klopp është shpallur trajneri më i mirë i vitit nga FIFA.

Trajneri gjerman ishte në listë të ngushtë me Maurichio Pochettinon dhe Pep Guardiolan, mirëpo arriti ta fitonte çmimin ‘The Best’.

Klopp në sezonin e kaluar ishte fantastik, pasi e fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin dhe përfundoi në vendin e dytë në Ligën Premier.

The Reds ishin të pafat në ligën angleze, derisa përfunduan një pikë mbrapa Manchester Cityt.

Natyrisht se ky çmimi i fituar do t’i jap më shumë motiv gjermanit që ta përsëris edhe në këtë vit suksesin e sezonit të kaluar. /Telegrafi/