LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Juan Mata e vazhdon kontratën me Manchester United

Zyrtare: Juan Mata e vazhdon kontratën me Manchester United
Juan Mata . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Manchester United e ka konfirmuar se Juan Mata ka nënshkruar një kontratë të re me klubin.

Spanjoll ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me opsionin edh për një vit të tretë.


Mata e ka fituar një FA Kupë, Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës prej se është te United.

“Është një nder i vërtetë të vazhdojmë të përfaqësojmë këtë klub të mahnitshëm dhe tifozët tanë të jashtëzakonshëm”.

“Unë kam qenë në Manchester United për pesë vjet dhe jam krenar që e kam quajtur Old Traffordin shtëpinë time”.

“Unë pres që të punoj me Olen dhe stafin e tij fantastik, vizioni që ata kanë për klubin është me të vërtetë emocionuese dhe jam aq i lumtur që do të jem pjesë e kësaj”, ka thënë Mata.

Edhe trajneri ka folur fjalë të mirë për spanjollin, duke e mirëpritur nënshkrimin e tij. /Telegrafi/