LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Javi Martinez do të largohet nga Bayern Munich pas nëntë vitesh

Zyrtare: Javi Martinez do të largohet nga Bayern Munich pas nëntë vitesh

Javi Martinez do të jetë zyrtarisht i lirë që të zgjedh një klub të ri, pasi do të largohet nga Bayern Munich pas nëntë vitesh dhe shumë trofeve të fituar.

Ndarjen mes klubit dhe futbollistin bask e ka njoftuar vetë Bayern Munich në faqen e tij zyrtare, duke shprehur mirënjohje të sinqertë për një marrëdhënie të gjatë dhe të frytshme.


“Muchas gracias Javi”, është titulli i komunikatës së lamtumirës.

“Bayerni dhe Javi Martinez thonë lamtumirë dhe faleminderit nga zemra pas nëntë viteve të suksesshme së bashku. Klubi dhe lojtari kanë vendosur të mos zgjasin kontratën, e cila skadon më 30 qershor. Spanjolli ka mbërritur në Bavari në vitin 2012, duke u shndërruar shtyllë e ekipit”.

Martinez do të ndjekë hapat e shokëve të skuadrës si Jerome Boateng dhe David Alaba, që do të largohen sapo të përfundojë sezoni si lojtarë të lirë.

“Unë kam jetuar për këtë klub. Gjithmonë kam dhënë gjithçka dhe jam shumë i lumtur për titujt që kemi fituar së bashku. Bayerni dhe tifozët do të qëndrojnë gjithmonë në zemrën time”, ka thënë Martinez.

Javi Martinez pritet të kthehet tek Athletic Bilbao. /Telegrafi/